Çështje “Integriteti”, dekretimi i Kryeprokurorit nga Presidentja ende nuk ka përgjigjje – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Çështje “Integriteti”, dekretimi i Kryeprokurorit nga Presidentja ende nuk ka përgjigjje

    Insajderi
    13 April 2022 - 17:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zyra e Presidentes, të premten e 8 prillit, e ka pranuar propozimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës për emërimin e Blerim Isufajt si Kryeprokuror të Shtetit.

    Këshilltari për media i presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupina ka konfirmuar se, duke e ditur rëndësinë e këtij procesi, po shqyrtohen dhe analizohen dokumentacionin i pranuar, si dhe të gjitha faktet dhe rrethanat që lidhen me këtë proces.

    “Presidentja është në komunikim me palët e interesit dhe në ditët ne vijim do të takohet me përfaqësuesit e organizatave që kanë monitoruar procesin e përzgjedhjes se Kryeprokurorit për të dëgjuar vërejtjet e tyre mbi mbarëvajtjen e këtij procesi”, thuhet në përgjigjen e tyre për Klan Kosova.

    E para e shtetit, Vjosa Osmani, ka theksuar se kandidati i propozuar duhet të jetë me integritet.

    “Presidentja nënvizon se procesi i përzgjedhjes së Kryeprokurorit duhet të jetë kredibil dhe me integritet të plotë për të siguruar që besimi i qytetarëve ndaj Prokurorisë se Shtetit nuk dëmtohet. Po ashtu, Presidentja ka theksuar se kandidati i propozuar duhet të plotësoj gjitha kërkesat ligjore, duke përfshirë edhe atë të integritetit. Për veprimet e mëtutjeshme, mediat dhe opinioni publik do të njoftohet me kohë”.

    Procesi i përzgjedhjes së Blerim Isufajt për këtë post është përcjellë me reagime të ashpra nga organizatat që e kanë monitoruar këtë proces, përfshirë edhe ambasadorët e vendeve të Quint-it.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark