×
  • Lajme
  • Insajderi

    Çfarë bëri i dyshuari për dhunimin e 11 vjeçares ditën kur ndodhi krimi?

    Insajderi
    30 August 2022 - 09:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ekrem Rexhepi është i dyshuari parë që bashkë me vëllain e tre të tjerë dyshohet se kryen aktin çnjerëzor të dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë.

    Në datën kur ka ndodhur dhunimi, Ekrem Rexhepi ka postuar në llogarinë e tij në Tik-Tok një video në makinën e tij të tipit Pick Up, në të cilen sipas Prokurorisë dyshohet se ka ndodhur krimi, shkruan Gazeta Insajderi.

    @ekremrexhepi269

    ♬ Lem Rahat – Donjeta Morina
    https://www.tiktok.com/@ekremrexhepi269/video/7136270805075250437?is_from_webapp=1&sender_device=pc&web_id=7130268592520906245

    Ngjarja makabër dyshohet se filloi në parkun e lagjes Arbëria e më pas në disa lokacione tjera, bazuar në dosjen e Prokurorisë së Shtetit.

    Sipas Prokurorisë, “i pandehuri ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e të dëmtuarës “në atë mënyrë që të pandehurin fillimisht e kishte thirrur në telefon vëllai i tij i mitur. Pastaj i pandehuri ka shkuar me (veturë) “PickUp” te parku në lagjen “Arbëria” në Prishtinë dhe e ka marrë me veturë vëllain e tij dhe të dyshuarit Xh. S. dhe G. J. të cilët ndodhen në arrati, dhe të dëmtuarën.”

    “Pastaj rrugës tek varrezat kanë zbritur i mituri dhe Xh. S. ndërsa i pandehuri së bashku me G. J. dhe të dëmtuarën janë larguar me veturë, ashtu që pas pak E. R. ka ndaluar veturën në një vend të panjohur dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të dëmtuarën. Edhe pse e ka ditë që e dëmtuara është nën 14-vjeç”.

    Automjeti i tipit Pick-Up, e cila përmendet në dosjen e Prokurorisë, është shfaqur në disa video të publikuara në platformën Tik-Tok nga i dyshuari, Ekrem Rexhepi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark