Çfarë biseduan me Kurtin? Flet pas takimit Escobar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Çfarë biseduan me Kurtin? Flet pas takimit Escobar

    Insajderi
    13 December 2022 - 19:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, është deklaruar pas takimit me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

    Ai ka thënë se në takim është folur për zbatimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe si dhe propozimin franko-gjerman.

    “Ne duhet të fillojmë të flasim për zbatimin e Asociacionit, e kam bërë shumë të qartë këtë. Shpresoj se do të kemi një zgjidhje shumë afër në të ardhmen në këtë krizë”.

    Gjithashtu, Escobar ka thënë se Kurtit ia ka shprehur mbështetjen e tij që të lëvizë drejt propozimit franko-gjerman.

    “Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian është këtu. Ai ka mbështetjen time për të çuar përpara planin franko-gjerman”, deklaroi Escobar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark