Çfarë dihet për terroristin e Manchesterit, Salman Abedi – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Çfarë dihet për terroristin e Manchesterit, Salman Abedi

    Insajderi
    24 May 2017 - 14:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Terroristi që vrau 22 persona, gati të gjithë adoleshentë e fëmijë, duke hedhur veten në erë pas koncertit të Ariana Grande në Manchester, sapo ishte kthyer nga një udhëtim në Libi.

    Kështu thotë një shok i tij për gazetën “Times”. 22-vjeçari Salman Abedi, i lindur në Britaninë e Madhe nga prindër që ishin arratisur prej regjimit të Muammar Gaddafi, mund të ketë përgatitur sulmin nën direktivat xhihadiste.

    Hetuesit po përpiqen të zbulojnë nëse atentatori i Manchesterit është trajnuar në ndonjë kamp xhihadist në Libi, ku ISIS dhe al-Qaeda kanë lidhur aleancë për të luftuar forcat qeveritare.

    Fqinjët e përshkruajnë terroristin Abedi si një tip të çuditshëm, vetmitar e që nuk dukej shumë në publik, përveç kohëve të fundit kur shfaqej shpesh me miqtë e kthehej vonë në shtëpi.

    Prej disa vitesh ishte nën vëzhgimin e policisë dhe studionte për ekonomi në Universitetin e Salfordit. Shefi i policisë së Manchesterit, Ian Hopkins ka lënë të kuptohet se po i beson gjithnjë e më pak teorisë së “ujkut vetmitar”, duke u orientuar drejt hipotezës së një grupi të organizuar nga ISIS, ekspertët e të cilit mund të kenë përgatitur eksplozivët.

    Fëmija i parafundit i një çifti refugjatësh nga Libia, Salman kishte siguruar shtetësinë angleze menjëherë pas lindjes. Në fakt, libianët përbëjnë një pjesë të rëndësishme të komunitetit mysliman të Manchesterit, njofton tch.

    Sipas “Telegraph”, prindërit e 22-vjeçarit kanë jetuar në Londër për rreth 10 vite, para se të zhvendoseshin në Manchester, ku jetesa është më e lirë sesa në kryeqytet. Atje sollën në jetë 3 djem dhe një vajzë. Siç duket, prej disa vitesh janë rikthyer në Tripoli, duke lënë në Manchester Salmanin dhe vëllain e tij 23-vjeçar, Ismail. Disa fqinjë rrëfejnë për mediet britanike se i kanë parë dy vëllezërit teksa këndonin himnet e Islamit radikal.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    21 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark