Çfarë duhet të bëni në rastet kur Hala e Peshkut ngec në fyt - Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Çfarë duhet të bëni në rastet kur Hala e Peshkut ngec në fyt

    Insajderi
    18 March 2024 - 16:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ngrënia e peshkut shoqërohet shpesh me rrezikun e bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes nga ndonjë halë tinëzare.

    Halat shkaktojnë dhimbje, vështirësi në frymëmarrje e shpesh edhe panik.

    Ekspertët e AgroWeb.org thonë se momenti i ngecjes së një hale në fyt duhet përballuar me qetësi e më pas, zgjidhjen mund ta gjeni në shtëpi sipas këshillave të mëposhtme.

    Çfarë duhet të bëni

    Nëse e gjeni veten në një situatë të tillë, gjëja e parë që duhet të bëni është të përpiqeni të kolliteni fort.

    Lëvizjet e fytit mund të nxisin nxjerrjen e halës pa shkaktuar dëme.

    Por nëse kolla nuk funksionon atëherë mund të provoni të pini ujë me kripë.

    Lëngu i kriposur do të marrë me vete halën e ngecur.

    Buka me gjalpë kikiriku është një mënyrë shumë e mirë për të eliminuar këtë problem.

    Hala do të ngjitet me gjalpin e kikirikut dhe do të zbresë në stomak.

    Një mënyrë tjetër është që të hani një grusht me arrorë, përtypja e të cilëve vë në lëvizje pjesën e fytit dhe shkëput halën e ngecur në fyt.

    Disa gllënka të vajit të ullirit e bën pjesën e fytit më të rrëshqitshme duke lehtësuar lëvizjen e halës drejt stomakut.

    Për më tepër, vaji i ullirit do të qetësojë irritimin e shkaktuar nga hala.

    Ekspertët e AgroWeb.org thonë se një lugë me pilaf e papërtypur merr me vete halën e bllokuar dhe lehtëson frymëmarrjen.

    Përveç pilafit, ju mund të mbani një copë bananeje në gotë për rreth 2 minuta dhe më pas ta gëlltisni pa e përtypur.

    Në fund pini një gotë ujë.

    AgroWeb.org ju këshillojnë që të mos përpiqeni ta hiqni halën nga fyti me gishta.

    Një gjë e tillë mund të shkaktojë probleme dhe gjakderdhje të brendshme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark