Çfarë duhet të dini për variantin Delta nëse jeni shtatzënë? - Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Çfarë duhet të dini për variantin Delta nëse jeni shtatzënë?

    Insajderi
    31 July 2021 - 22:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Varianti Delta po mbizotëron në të gjithë botën dhe ekspertët shëndetësorë në disa vende po alarmojnë mbi ndikimin e tij tek gratë shtatzëna.

    Disa nga ekspertë të Anglisë lëshuan një deklaratë të përbashkët të premten, duke u bërë thirrje grave shtatzëna të vaksinohen kundër koronavirusit.

    Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) gjithashtu ka thënë më parë se gratë e infektuara, shtatzëna përballen me një rrezik më të madh për të zhvilluar Covid-19 me simptoma të rënda, në krahasim me gratë jo shtatzëna të një moshe të ngjashme.

    Një shqetësim është se rreziku mund të jetë edhe më i lartë me llojin Delta, i cili është provuar të jetë më transmetues dhe mund të shkaktojë sëmundje më të rënda në krahasim me variantet e mëparshme të virusit.

    Ja çfarë duhet të dini:

    A është Delta më i rrezikshëm nëse jeni shtatzënë?

    Varianti Delta është më transmetues dhe mund të shkaktojë sëmundje më të rënda për të gjithë, përfshirë gratë shtatzëna.

    Të dhënat e fundit treguan se numri i grave shtatzëna që janë shtruar në spital me Covid-19 po rritet në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të llojit Delta.

    “Krahasuar me virusin origjinal Covid, variantet e reja (alfa dhe më pas delta) shkaktuan sëmundje më të rënda në gratë shtatzëna,” tha Andrew Shennan, profesor në King’s College London.

    Sidoqoftë, grupi tha se ndërsa rritja e shtrimeve në spital ishte në përputhje me rritjen aktuale të pranimeve në spitale Covid-19 në popullatën e përgjithshme të MB, të dhënat nxjerrin në pah një rritje në mesin e grave shtatzëna që kanë nevojë për kujdes për simptomat akute.

    Po në lidhje me rreziqet për foshnjën?

    Studimet e mëparshme kanë treguar se infeksioni Covid-19 ngre rrezikun e rezultateve negative për nënën dhe foshnjën. Këto rreziqe përfshijnë preeklampsinë, infeksionet, pranimin në njësitë e kujdesit intensiv në spital dhe madje edhe vdekjen.

    Të dhënat e reja të mbledhura nga UKOSS treguan se një në pesë gra të shtruara në spital me simptoma serioze të Covid-19 vazhduan të lindnin para kohe dhe gjasat e lindjes me metodë cezariane u dyfishuan.

    Po në lidhje me foshnjat që ushqehen me gji?

    OBSH ka rekomanduar që gratë që ushqejnë me gji duhet të vaksinohen dhe nuk duhet të ndalojnë dhënien e gjirit për shkak të vaksinimit, sepse vaksinat nuk kanë gjasa të përbëjnë ndonjë rrezik për foshnjën.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    09 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark