Çfarë është teoria e ”bukës së djegur” që ka pushtuar TikTok-un? - Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Çfarë është teoria e ”bukës së djegur” që ka pushtuar TikTok-un?

    Insajderi
    14 February 2024 - 18:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    TikTok-u na prezanton çdo ditë me risi dhe disa prej tyre, shkojnë përtej të qenit trend, sepse lidhen me një mënyrë të menduari.

    Thënë kjo, prej javësh po flitet shumë për “teorinë e bukës së djegur” (“burnt-toast theory”).

    E shpjeguar thjesht, kjo teori përshkruan idenë se si një gjë aq e vogël sa buka e djegur mund të të ketë shpëtuar jetën ose të ketë sjellë një gjë të mirë pas.

    Mbase vetëm fakti se u vonove 5 minuta për të pjekur një tjetër copë buke, të shpëtoi nga një aksident, ose ato 5 minuta mundësuan takimin tënd me një mik të vjetër, ose fillimin e një historie dashurie.

    “Teoria e bukës së djegur” po përdoret si një metaforë për të treguar se një problem i vogël po të shmang probleme më të mëdha ose po të sjell të mira pa e kuptuar.

    Në TikTok, njerëzit po e përdorin këtë teori për të treguar historitë e tyre dhe për të kujtuar se gjithçka e keqe e ka një të mirë, thjesht duhet të besosh te procesi.

    Psikologët thonë se kjo teori mund të bëhet pjesë e jetës së secilit dhe besohet se ka aftësinë të japë kontribut të mirë, sepse mund të nxisë të menduarin në mënyrë pozitive edhe kur jeta të përball me sfida.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    06 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark