×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Çfarë është “WhatsApp Gold” që po qarkullon në WhatsApp?

    Insajderi
    09 April 2020 - 14:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një mashtrim i cili promovon një version me pagesë të WhatsApp dhe që gjoja përdoret nga njerëzit me famë po qarkullon në rrjetet sociale.

    Quajtur WhatsApp Gold, përdoruesve të këtij aplikacioni u premtohen funksionalitete shtesë si dhe u jepen lidhje të cilat nëse i klikojnë mund të përfundojnë duke shkarkuar maluerë.

     

    Përdorimi i medias sociale është rritur ndjeshëm ndërsa njerëzit janë të izoluar për shkak të pandemisë së koronavirusit.

     

    Në një deklaratë zyrtare kompania mëmë e WhatsApp, Facebook, ka thënë se po përballet me një kërkesë eksplozive në rritje të shërbimeve në javët e fundit ndërsa njerëzit po kthehen nga media sociale për të qëndruar në kontakt me familjen, miqtë e kolegët e tyre.

    Mashtrimi WhatsApp Gold ka qarkulluar prej kohësh por vetëm në ditët e fundit ka dalë në sipërfaqe së bashku me mashtrime të tjera.

    Një tjetër mashtrim që po qarkullon po në WhatsApp është ai i një videoje quajtur “Martinelli” dhe që përdoruesve u thuhet se nëse e shikojnë telefoni i tyre do të dëmtohet.

    Videoja në fjalë nuk ekziston realisht dhe sikur të ekzistonte nuk mund të bëjë dëm nëse shihet nga brenda WhatsApp-it.

    Mesazhi po qarkullohet nga njerëz të cilët mendojnë se janë duke i ndihmuar miqtë dhe të tjerët por që vetëm i frikësojnë ato.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark