×
  • Lajme
  • Lajme

    Çfarë fshihet pas kërcënimit të Edi Ramës për…

    Insajderi
    26 October 2021 - 10:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në çdo vend të botës, takimi i kreut të qeverisë me kryetarët e bashkive, së paku do të cilësohej skandal dhe me pamëdyshje institucioni akuzës me kryenisje dote kishte filluar hetimet.

    Përse? Sepse Kryeministri ka kërcënuar pushtetin vendor me përdorimin e së drejtës kushtetuese ekstreme, vetëm që njësitë lokale të paguajnë tre njësitë e djegies së mbeturinave në Shqipëri, të cilat nuk arrijnë dot vetë të mbijetojnë në treg.

    Së paku, kjo është një vepër e pastër penale. Për ta shpjeguar për njerëzit e thjeshtë:

    Janë ngritur tre njësi përpunimi të mbeturinave në Tiranë, Fier e Elbasan, të cilat janë edhe landfille por posaçërisht inceneratorë.

    Këto investitorë, kanë një tarifë shumë të lartë për njësi, të mbeturinave që përpunojnë. Bashki të ndryshme në vend, duke nisur nga ato të mëdhatë si Durrësi e Elbasani, por edhe të tjera, e kanë konsideruar këtë tarifë të papërballueshme, ndaj nuk e kanë përfshirë në buxhet, pasi nuk e kishin parashikuar.

    Edi Rama ka miratuar buxhetin e vitit 2022, duke i bërë presion bashkive që të parashikojnë për vitin e ardhshëm buxhetin për inceneratorët.

    Asnjë nga bashkitë e vendit nuk e përballon dot tarifën e inceneratorëve, përveç ndoshta Tiranës. As Durrësi e as Elbasani nuk arritën ta përballonin dhe ne e dimë mirë si ndodhi që u mbush i gjithë Durrësi me plehra.

    E gjithë kjo skemë është një haraç, një gjobë, pasi nuk mundet që qeveria të përcaktojë tarifat për një shërbim privat. Nëse ky shërbim, pra inceneratorët konsiderohet si strategjik siç ndodh në vende të zhvilluara, atëherë duhet ta kalojë në Parlament. Tre investimet miliardëshe të inceneratorëve nuk kanë justifikuar asnjë zë të tyre, madje edhe impianti i Tiranës rrezikohet të mbyllet pasi ishte parashikuar të përpunonte plehrat e gjithë veriut. Tirana nuk ja mbyll dot humbjet.

    Vlera që duhet për të ngopur këta përbindsha parash është e frikshme, 24 euro për ton, kur kostoja vetëm e grumbullimit e transportit të tyre për bashkitë është krejt e papërballueshme. Ata kërkuan nga qeveria një grant, por këtë Edi Rama nuk do ta bëjë, pasi ka frikë se kur të nisë hetimi i SPAK, do të akuzohet e gjithë qeveria. Ndërkohë nëse të gjithë bashkitë futen në skemën e inceneratorëve, atëherë ata quhen si “aksionerë”. Është pak a shumë si vendimi për Gërdecin që u miratua nga qeveria, në mënyrë që Prokuroria të mos gjente një të pandehur të vetëm…

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark