ÇFARË GODITJE! OLEKSANDR USYK E FITON ME NOKAUT NDESHJEN KUNDËR DUBOIS - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    ÇFARË GODITJE! OLEKSANDR USYK E FITON ME NOKAUT NDESHJEN KUNDËR DUBOIS

    Insajderi
    19 July 2025 - 23:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Oleksandr Usyk ka arritur të mbrojtë titullin kampion i botës në pesha të rënda kundër Daniel Dubois në Wembley.

    Boksieri ukrainas arriti ta nokautojë dy herë brenda pak sekondash në raundin e pestë boksierin britanik. Goditja e dytë me të majtën ishte vdekjeprurëse, duke e lënë të shtrirë në ring Dubois.

    Arbitri Michael Griffin pas numërimit deri në 10 konsideroi se Dubois nuk mund të vazhdonte tutje.

    Usyk ishte dominant në disa runde kundër Dubois.

    Boksieri ukrainas është tri herë radhazi i pamposhtur në mbrojtje të trofeut prestigjioz, gjë që s’ka ndodhur më përpara në boks. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark