×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Çfarë i ndodh trupit nëse merrni grupin e gabuar të gjakut

    Insajderi
    19 November 2024 - 15:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kur merrni grupin e gabuar të gjakut, nëse ju duhet të bëni një transfuzion gjaku, në trup nisin një seri reagimesh, të cilat mund të jenë kërcënuese për jetën e njeriut.

    Simptomat si temperaturë, probleme me frymëmarrjen, ethe, presion i ulët i gjakut dhe dhimbje në pjesë të ndryshme të trupit janë disa nga pasojat kryesore të marrjes së një grupi të gabuar të gjakut. Kjo ngatërresë është tepër e rrallë dhe ndodh vetëm një herë në 14 mijë raste të transfuzionit të gjakut.

    Gjaku që do të përdoret për transfuzion si dhe gjaku i personit që do të marrë gjakun duhet të jenë i të njëjtit lloji dhe u nënshtrohen analizave të përshtatshmërisë, përpara se të kryhet transfuzioni.

    Ky proces minimizon refuzimin e transfuzionit, por edhe eliminon mundësinë që dhuruesi i gjakut mund të përmbajë antigjene që nuk përputhen me marrësin.

    Grupi i gjakut është i përcaktuar në gjenet tona. Ai trashëgohet nga prindërit me ndikim të barabartë të nënës dhe babait. Rruazat e kuqe të gjakut – eritrocitet nga jashtë janë të mbështjella me krijesa të ndryshme (proteine, hidrokarbure, glukoproteina) të cilat quhen antigjene.

    Ekzistojnë tri antigjene kryesore, A, B dhe O, mirëpo është i mundshëm edhe kombinimi i grupeve të gjakut varësisht nga ajo janë A, B, AB dhe O.

    Personat të cilët kanë grupin e gjakut “zero” janë “dhurues universalë”, sepse këtë grup të gjakut mund ta marrin të gjithë. Grupin A të gjakut mund ta marrin personat të cilët kanë grupin A dhe AB, grupin B personat të cilët kanë grupin B dhe AB të gjakut.

    Mirëpo, grupin AB të gjakut mund ta marrin vetëm personat të cilët e kanë këtë grup gjaku, kështu që grupi AB është “marrës universal.”

    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    19 November 2024
    LifeStyle
    17 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark