Çfarë janë këto shenja në fytyrën e Joe Biden? Fotografitë që po ngrenë dyshime mbi shëndetin e tij – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Çfarë janë këto shenja në fytyrën e Joe Biden? Fotografitë që po ngrenë dyshime mbi shëndetin e tij

    Insajderi
    29 June 2023 - 14:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një fotografi e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, e cila u pasqyrua në media gjatë udhëtimit të tij në Çikago, ra si një bombë në vend. Plaga në fytyrën e 80-vjeçarit shkaktoi spekulime për shëndetin e tij.

    Për këtë reagoi edhe zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Andrew Bates, i cili njoftoi se Biden ka një histori të apnesë së gjumit dhe se ai ka fjetur me një pajisje CPAP një natë para se të bëhej fotografia.

    Çfarë është pajisja CPAP?

    Aparati vendoset te pacientët me apnea obstruktive të gjumit, për të kapërcyer pengesat në rrugët e frymëmarrjes, për të lehtësuar frymëmarrjen dhe për të stimuluar frymëmarrjen normale.

    CPAP është një makinë që dërgon ajrin në rrugët e hundës vazhdimisht dhe me presione të larta, duke ndihmuar në një gjumë normal.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark