Çfarë ka mbetur nga Princesha Diana? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Op-Ed
  • Lajme / Botë

    Çfarë ka mbetur nga Princesha Diana?

    Insajderi
    10 September 2022 - 17:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nga Tanya Gold

    Në Altorp, vilën në Nortemptonshajër ku ajo jetoi kur ishte e re, ndodhet ndër të tjera edhe një vizatim i Diana Spenser, me fytyrën e rrumbullakët dhe të buzëqeshur. Është realizuar qëkur ajo ishte fëmijë, dhe e palumtur. Kjo pasi e ëma, Frensis, kishte braktisur familjen.

    Është një artefakt privat i familjes Spenser, por edhe diçka tjetër:një studim i hershëm mbi ikonografinë, për ta bërë Dianën diçka që në fakt nuk ishte. Martesa e saj me Princin Çarls e shndërroi Dianën në një paradigmë. Një mbretëreshë ekziston për të qenë një paradigmë. Kjo është puna e saj.

    Por një mbretëreshë e palumtur, de fakto e divorcuar, e cila vdiq teksa ndiqej nga fotografët që e hyjnizuan dhe abuzuan me të, është një kategori tjetër e kësaj paradigme. Ky vizatim më kujton se dikur ajo ishte një individ, më pas u bë diçka tjetër.

    Në 25 vitet që nga vdekja e saj, zia e gjatë publike që pasoi, dhe turravrapi i familjes mbretërore në Londër për të ruajtur pushtetin e vet, imazhi i Dianës si një grua, është lënë në hije nga paraqitja e Dianës si “Princesha e Popullit”. Për të janë bërë realizuar shumë filma, shfaqje televizive, libra me kujtime, dokumentarë, dhe janë thurur shumë teori konspirative.

    Po ashtu për ndër të saj janë prodhuar pjata, monedha, kukulla me imazhin e saj. Por edhe monumente, statuja dhe një shatërvan, ku fansat i bëjnë ende homazhe kujtimit të saj. Tani ajo është një koleksion emocionesh, kujtimesh dhe artefaktesh të shpërndara:një mit.

    Po çfarë ka mbetur në fakt prej saj? Altorp, ku Diana jetoi që nga mosha 14-vjeçare, është në fakt një shtëpi e “burgosur” në një shtëpi tjetër. Rezidenca origjinale është me tulla të kuqe tipike për dinastinë Tudor. Spenserët kanë qenë gjithmonë oborrtarë, dhe kjo shtëpi është joshëse për t’u vizituar.

    Sot, ajo është në pronësi të vëllait të saj, Lordit Spenser, një historian në profesion. Është një shtëpi e heshtur në një park të heshtur, e hapur për publikun vetëm 2 muaj të vitit. Kur e vizitova tani në gusht, shkova fillimisht në dyqanin e dhuratave, në bllokun e stallave të kuajve, ku nuk përmendet Diana.

    Në këtë shtëpi dyert janë të lidhura me litar, ndërsa mbi mobilje gjendet mbishkrimi “Mos prek!”. Korridori është plot me piktura kuajsh. Në dhomën e ndenjes, ndodhet statuja e një marinari në një anije që po mbytet, me dorën e tij të shtrirë në mënyrë të dëshpëruar, dhe përballë saj, me majë, një pikturë foto-realiste me titull “Rehab” me autor Miç Grifits.

    Në të, qëndron një burrë i përgjakur, pothuajse i zhveshur, me duar të shtrira, si Krishti. Ai është i rrethuar nga njerëz me maska ​​dhe me kominoshe të bardha që mund të jenë ndihmës/mjekë. Nuk është e qartë nëse po e ndihmojnë apo po e vrasin.

    Ai mban në dorë një gotë, dhe një cigare në një tjetër. Një gjilpërë ia kanë ngulur në fyt, ndërsa ia presin të brendshmet me gërshërë. Në kovën pranë këmbëve të tij ka një shishe shampanjë, dhe tuba të frikshëm ai ato të pajisjeve mjekësorë. Në mbishkrim thuhet:”Ky interpretim bashkëkohor i kryqëzimit trajton rreziqet e varësisë jo vetëm ndaj drogës, por edhe ndaj thashethemeve që kanë fund!”.

    Habitem me vendosjen e këtij portreti këtu, i pari që nuk është një kalë. Edhe pse është një akuzë e fortës ndaj kulturës së mediave tabloide, unë e kam menduar gjithmonë Dianën si një njeri të ndërvarur nga emocionet e saj. Ajo ishte e pa ankoruar diku, e hapur ndaj të gjitha ideve, madje edhe magjisë. Ajo kishte dinakërinë, urinë për dashuri, tërbimin, dashamirësinë dhe urrejtjen për veten dhe për të ndërvarurit e tjerë.

    Ajo nuk kishte kufij emocionalë, dhe vdiq në një moshë të re në Paris në mbarim të verës së vitit 1997, në diçka aq prozaike sa është një aksident automobilistik. Kur dëgjova lajmin, ajo që më befasoi ishte mungesa ime totale e befasisë. Jeta e saj nuk mund të ishte e sigurt. Këtu i frikësohen shumë thashethemeve që nuk kanë fund.

    Në katin e sipërm, në galerinë e fotografive, pyes një guidë në lidhje me emrin e një pikture që e pashë në katin poshtë. E shkruaj përgjigjen e saj në fletoren time. “A je gazetare? Për çfarë po shkruan?”- më pyet ajo. Kam frikë se do më përjashtojmë, ndaj i them se pagova biletën 25 paund për hyrjen.

    Më pas i bëra një pyetje në lidhje me historinë e artit. Jam duke qëndruar përballë një vepre tjetër të Miç Grifits, Britania. Në të një grua mban një kamerë ÇTV dhe një karrocë, cigare në gojë, duke qëndruar mbi Flamurin e Unionit. Titulli paralajmëron për “fiksimin e Britanisë moderne me personazhet e famshëm”.

    Nëpër galeri ndodhet foto të ndryshme të Dianës:një foto e saj kur ishte foshnjë mbi piano, një vizatimi i saj si fëmijë, një foto pranë nënës së saj Fresis, fytyra e së cilës duket çuditërisht e trazuar. Frensis u nda nga Lordi Spenser kur Diana ishte 5 vjeçe. Dhe nëna e vetë Fresis, Ledi Fermoi, dëshmoi kundër vajzës së saj në betejën për kujdestarinë e vajzës.

    Pranë bllokut të stallave, takova një grua me vajzën dhe mbesën e saj. Ajo kishte shumë vite që dëshironte të vinte këtu. Më tha se bashkëshorti i saj vdiq në një aksident automobilistik 4 vjet përpara Dianës. Në një moment i tha vajzës së saj:”Babai tënd e ka pasur idhull Dianën!”.

    Njerëzit me drama familjare tërhiqen shumë nga figura e Dianës. Ata e shohin veten tek ajo: tek vuajtjet, triumfi, dhe në fund tek vdekja e saj. Pa vdekjen e saj, nuk do të kishte kult të Dianës. Kontradikta është se njerëzit identifikohen jo sepse ajo ishte si ata, por sepse nuk ishte si ata.

    Për të qenë një pasqyrë për të tjerët, duhet të kesh famë dhe bukuri. Njerëzit nuk ndihen aq të mjaftueshëm për njëri-tjetrin. Ata duhet të kenë Perëndi që ta adhurojnë. Disa njerëz thonë se Diana kishte fuqi shëruese. Por për këtë nuk ka asnjë provë. Gruaja që takova në bllokun e stallave, lë të kuptohet se ajo mund të jetë vrarë:”Ne nuk do ta dimë kurrë me siguri këtë gjë!”.

    Njerëzit e deshën Dianën pasi ajo ishte një princeshë, si dhe për sjelljet e saj të paparashikueshme. Por rruga që ndoqi nuk ishte e re. Diana ndoqi zakonin e lashtë të establishmentit britanik për të përdorur gjithçka që e bën atë më të fortë.

    Mbretëresha nuk u duk kurrë e sjellshme derisa vdiq Diana. Njerëzit e shihnin Dianën si dikë që fliste me mirësi në mesin e një ambienti mizor. Dhe tek ajo, ata gjetën atë cilësi të një bote që nuk mund të ndryshohet, pavarësisht nga përpjekjet që bëhen.

    Marrë me shkurtime nga The Spectator – Bota.al


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark