Tashmë kur Projektligji i Pagave është proceduar për diskutim paraprak, institucionet publike kanë nisur të zbulojnë kërkesat e tyre specifike, për atë se çfarë duan të përfitojnë kur Ligji të miratohet nga Kuvendit.
Njëjtë ka vepruar edhe Polica e Republikës. Për këtë çështje ka folur Imer Zeqiri, kryetari i Sindikatës së policëve.
“Ligji i Pagave ende nuk ka dalë në diskutim publik, ne si Sindikatë do t’i kemi vërejtjet, komentet dhe kërkesat tona dhe do t’i dërgojmë në Ministri, po ashtu edhe do të diskutojmë me Qeverinë. Kërkesat tona specifike janë që në këtë Ligj, Policia e Kosovës me të gjithë punonjësit e saj, të trajtohet në mënyrë të veçantë sepse jemi institucioni i vetëm në vend që bëjmë sigurinë”, ka thënë Zeqiri për Gazetën Insajderi.
Lexo edhe:
Ai ka zbardhur kërkesat kryesore të Policisë për Ligjin e ri të Pagave.
“Kërkesa tona specifike tani për tani janë: Të caktohet vlera e koeficientit, të kemi koeficient të barabarta me FSK-në, për rrezikshmëri të kemi shtesë në pagën bazë minimumi 40%, dallimi i koeficientëve në mes të gradave mos të jetë më shumë se një(1) koeficient, thjeshtë të bëhet një nivelizimi i koeficientëve, në këtë ligj të trajtohemi në rangun e FSK-së e jo siç e kanë cek në ligj me shërbyesit civilë sepse ne jemi institucion i centralizuar me strukturë dhe me zinxhir komandues (ushtarake), kurse stafi civil të trajtohet sikur stafi në Gjykata dhe Prokurori dhe të futet nën ombrellën e Policisë së Kosovës etj”, tha tutje Zeqiri për Gazetën Insajderi.
Lexo intervistën e plotë ë Imer Zeqirit për Gazetën Insajderi: