×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Çfarë kishte brenda faqes së parë të Internetit?

    Insajderi
    25 April 2017 - 13:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Faqja e parë në internet, ende e vizitueshme edhe në adresën http://info.cern.ch, shpjegonte se çfarë ishte Rrjeti, si të hyje përmes linkeve dhe dokumenteve që mund të publikoheshin nga përdorues të tjerë dhe si të zhvilloje serverin tënd.

    Ai që krijoi faqen e parë të internetit në vitin 1989 ishte kompjuteristi anglez Tim Berners-Lee, në atë kohë i angazhuar në Gjenevë në CERN (Organizata Evropiane për Kërkime Bërthamore). Projekti u hartua për të lehtësuar shkëmbimin ndërmjet studiuesve të ndryshëm të institutit, duke krijuar një hapësirë të përbashkët virtuale, e cila më vonë do të bëhej paraardhësja e internetit, shkruan bota.al.

    Para idesë gjeniale të Berners-Lee, studiuesit e Cern përdornin kode të ndryshme mes tyre, duke komunikuar kështu vetëm përmes transferimit të dosjeve nga një kompjuter në një tjetër, përmes disketave. Vetëm në 1993 projekti, i quajtur World Wide Web doli për publikun, duke revolucionarizuar botën.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark