“Me çfarë logjike fillohet një autostradë në vlerë prej 260 milionë eurosh?” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Me çfarë logjike fillohet një autostradë në vlerë prej 260 milionë eurosh?”

    Insajderi
    15 July 2016 - 19:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori i institutit të pavarur për hulumtime dhe statistika – GAP, Agron Demi është shprehur i habitur me njoftimin se qeveria e Kosovës do të nisë ndërtimin e autostradës së re Prishtinë-Gjilan, në vlerë prej 260 milionë eurosh.

    Ai ka theksuar faktin se edhe dy autostrada të tjera të nisura më parë nga qeveria e Kosovës, ajo Prishtinë-Mitrovicë dhe Prishtinë-Pejë, kanë shtatë vite që nuk kanë përfunduar, raporton Insajderi.

    “Kanë kalu 7 vite prej kur ka fillu ndërtimi i autostradës Prishtinë-Mitrovicë. Po aq kanë kalu edhe prej kur ka fillu së ndërtuari autostrada Prishtinë-Pejë. Këto dy autostrada nuk do përfundohen edhe për së paku tri vite, ngase mungojnë edhe 35 milionë euro”, ka thënë Demi.

    “Nëse Qeveria si ka 35 milionë euro për përfundimin e dy autostradave për të cilat po duhet me kalu një dekadë për ti perfundu, me çfarë logjike fillohet edhe një autostradë në vlerë prej 260 milionë eurosh?”, përfundoi ai.

    Demi po ashtu shprehu nevojën që këto miliona të shpenzuara në asfalt, të shpenzoheshin “në ujë të pijes, energji e arsim”. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark