×
  • Lajme
  • Lajme

    “Çfarë lufte? Kush do të luftojë?”

    Insajderi
    18 March 2021 - 09:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Republika Serbe nuk ka ndërmend të luftojë, por qëllimi i saj është të ndërtojë subjektivitet të ri politik, dhe një ditë edhe shtetin sovran”, ka deklaruar Millorad Dodik.

    Anëtari serb dhe kryetari i Kryesisë së Bosnjes dhe Hercegovinës ka thënë se “legjitimiteti është në anën e RS, se janë vendosur kufijtë ndëretnik dhe se dihet qartë se çfarë është e kujt”.

    “Më pyesin shpesh a do të ketë ndarje paqësore apo luftë. Çfarë lufte? Kush do të luftojë? Zhelko Komshiq bën disa deklarata, por ai është njeri pa legjitimitet politik. Sot në Federatën e BeH ka një ndarje të plotë midis kroatëve dhe boshnjakëve dhe në BeH serbët, boshnjakët dhe kroatët nuk mund të meren vesh për asgjë”, ka pretenduar Dodik.

    Ai gjithashtu iu referua punës së Përfaqësuesit të Lartë, duke pretenduar se institucionet e Republikës Serbe kanë luftuar që nga viti 2006 për të shfuqizuar atë funksion.

    “Askush nuk mund të thotë se ne nuk kemi treguar me vite që nuk kemi nevojë për një Përfaqësues të Lartë dhe atë e kemi kundërshtuar vazhdimisht. Që nga koha e Paddy Ashdown. BeH sot duket më keq se kurrë në periudhën e pasluftës. Është një ndërtim politik i paqëndrueshëm. Unë jam anëtar i Kryesisë së BeH, por vetëm sikur BeH të ishte në atë mënyrë siç e bëri Dejtoni, unë do të luftoja për të”, ka pretenduar Dodik./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark