Çfarë mënyre për ta bërë zyrtare transferimin- Porto shokon tifozët, ish-ylli i Barcelonës shfaqet me fanellë të tyre në fushë - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Çfarë mënyre për ta bërë zyrtare transferimin- Porto shokon tifozët, ish-ylli i Barcelonës shfaqet me fanellë të tyre në fushë

    Insajderi
    03 August 2025 - 21:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-lojtari i Barcelonës, Luuk De Jong është prezantuar si përforcimi surprizë i gjigantit portugez Porto.

    Porto kishte rezervuar një surprizë për prezantimin e skuadrës. Luuk de Jong u shpall zyrtarisht si lojtari më i ri i ‘Dragojve’, duke marrë fanellën me numrin 26, vetëm pak minuta para ndeshjes miqësore kundër Atletico Madridit.

    Sulmuesi holandez erdhi nga PSV Eindhoven, ku kaloi tre sezonet e fundit pas rikthimit nga Barcelona.

    Në sezonin 2024/2025, De Jong realizoi 18 gola në 47 ndeshje. Një vit më parë, ai ishte golashënuesi më i mirë i Eredivisie me 29 gola, çmim që e ndau me sulmuesin aktual të Benficas, Vangelis Pavlidis.

    Me PSV-në, De Jong fitoi dy tituj radhazi në Eredivisie, ku mbante edhe shiritin e kapitenit, dhe u largua si lojtar i lirë në fillim të kësaj vere.

    Ai ishte përfolur për një transferim në kampionatin saudit dhe te skuadra italiane Fiorentina, por në fund zgjodhi Porton, tani e drejtuar nga ish-trajneri i Ajaxit, Francesco Farioli.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    26 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark