Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka publikuar një fotografi nga ambientet e ambasadës së SHBA’së në Kosovë.
Osmani fotografinë e ka publikuar të dielën në ‘Facebook’, ku bashkë me të shihet edhe ambasadori i Kosovës në SHBA, Ilir Dugolli, shkruan Insajderi.
“Në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Osmani.
Nuk dihet nëse presidentja Osmani po përcjell ndonjë mesazh tek partneri i saj qeverisës, Albin Kurti, përmes këtij postimi. /Insajderi.org/