Çfarë mesazhi të ‘koduar’ dha gjuha e trupit mes Trump dhe Putinit gjatë takimit të parë? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Çfarë mesazhi të ‘koduar’ dha gjuha e trupit mes Trump dhe Putinit gjatë takimit të parë?

    Insajderi
    15 August 2025 - 22:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Alaskën e ftohtë ka nisur takimi historik për ta biseduar paqen në Ukrainë mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe atij rus, Vladimir Putin.

    Ajo që e “ngrohu” Alaskën ishte gjuha e trupit e të dy presidentëve, ku Putini u pa i buzëqeshur gjatë shtrëngimit të duarve me Trumpin, e që njëjtë bëri edhe ky i fundit.

    Ndërsa Putini po i afrohej Trumpit në tapetin e kuq, presidenti amerikan i dha disa duartrokitje për ta mirëpritur atë në tokën amerikane për herë të parë pas 10 vitesh.

    Më vonë, teksa po uleshin për takimin, si Trumpi ashtu edhe Putini shfaqën disa buzëqeshje, megjithëse Trump mbeti kryesisht me fytyrë të ngrirë.

    Presidenti rus njihet për mënyrën se si e përcjell gjendjen e tij përmes qëndrimit trupor. Ish-presidentë amerikanë kanë komentuar mbi zakonin e tij për t’u mbështetur pas në karrige ndërsa ata flasin, si shenjë mosinteresimi, , shkruan CNN.

    Por, mbështetja në karrige nuk ishe gjë të cilën Putini e bëri në Alaskë. Përkundrazi, ai ishte i përkulur përpara në karrige, me duar të bashkuara teksa takimi fillonte dhe me gazetarë që bënin pyetje të cilat s’e morën asnjë përgjigje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark