Një gjë që ne shpesh e anashkalojmë për shkak të ritmit të shpejtë të jetës është vakti i mëngjesit.
Shumë herë mendojmë se ose do të “kursejmë” marrjen e kalorive nëse nuk hamë diçka në mëngjes, ose se vakti i parë i ditës nuk është aq i rëndësishëm. Megjithatë, studimet shkencore kanë arritur në përfundime krejtësisht të kundërta.
Edhe nëse mëngjesi ynë përmban ushqime me një përqendrim më të lartë të sheqerit sesa një vakt i ekuilibruar, konsumimi i tij ndihmon trurin të funksionojë dhe përmirëson funksionin e kujtesës.
Në çdo rast, bazuar në studimet e mësipërme, personat që kanë anashkaluar mëngjesin nuk mund të mbanin mend fjalët dhe historitë që u thuheshin, në kuadër të eksperimenteve të ndryshme. Dhe për shkak të nivelit të reduktuara të energjisë, ata ndiheshin të lodhur dhe, për rrjedhojë, nuk mund të ndjenin gëzim, edhe nëse gjithçka u shkonte mirë.
Nivelet e kortizolit në trup, të cilat janë të larta në mëngjes dhe gradualisht zvogëlohen gjatë ditës, ndikohen drejtpërdrejt nga konsumimi i ushqimit, ashtu si edhe shumë hormone të tjera.
Ngrënia e ushqimit në mëngjes ndihmon trupin të kontrollojë përqendrimin e tyre në mënyrë që të mos ndihemi të shqetësuar dhe të trishtuar.
Ndjenjat e trishtimit mund të na shkaktojnë edhe dëshirat e ndryshme që zhvillojmë kur nuk kemi ngrënë mëngjes, pasi trupi përpiqet të gjejë diku tjetër lëndët ushqyese nga të cilat është privuar.
Prandaj, ngrënia e një mëngjesi të ekuilibruar që përfshin proteina, karbohidrate dhe fibra mund të na rregullojë të gjithë ditën dhe për asnjë arsye nuk duhet të bëjmë eksperimente në trupin tonë dhe rrjedhimisht gjendjen tone emocionale. /Telegrafi/