×
  • Lajme
  • Biznes
  • Lajme

    Çfarë ndodh nëse nuk e vendosni telefonin në modalitetin e aeroplanit?

    Insajderi
    12 August 2023 - 14:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ju ka ndodhur që teksa jeni në avion dhe po prisni të nisë fluturimi juaj, pasagjeri pranë teje të jetë duke kontrolluar mesazhet e fundit në celular?

    Me siguri keni ndjerë ankth dhe pasiguri për faktin se përdorimi i telefonit prej tij apo mos kalimi në modalitetin e aeroplanit mund t’ju rrezikojë juve dhe gjithë pasagjerët!

    Por çfarë ndodh vërtet nëse dikush harron ta kthejë atë çelës të vogël? Pse kërkohet modaliteti i aeroplanit?

    Në vitin 2013, pasi u bisedua me pilotët, pasagjerët, prodhuesit e aviacionit dhe përfaqësuesit e teknologjisë celulare, Administrata Federale e Aviacionit dekretoi zyrtarisht që pasagjerët mund të mbanin telefonat e tyre të ndezur gjatë fluturimeve, për sa kohë që ishin vendosur në modalitetin e aeroplanit.

    “Industria ka pasur disa raporte gjatë viteve që lidhin përdorimin e telefonit celular me keqfunksionimet e sistemit, dhe ndërsa sistemet janë përmirësuar, rregullatorët e industrisë kanë një pikëpamje të kujdesshme për shkak të implikimeve të sigurisë,” tha një zëdhënës i një linje ajrore ndërkombëtare në një deklaratë.

    Sinjalet e telefonit celular mund të ndërhyjnë në sistemet e udhëzimit të lundrimit dhe uljes së avionëve.”

    “Është e rrallë, por ende ndodh që të ketë ndërhyrje me lloje të caktuara të telefonave celularë ose një kombinim i shumë telefonave celularë ende të ndezur,” thotë Bobby Laurie, ish stjuardesë.

    “Mënyra më e mirë që një pilot ma shpjegoi ishte, nëse e keni lënë ndonjëherë telefonin tuaj celular pranë një altoparlanti, pak para se të binte, do ta dëgjonit atë zhurmë klikimi nga altoparlanti, shpjegon Laurie, kjo është diçka që ata dëgjojnë në kufjet e tyre dhe në sistemin e altoparlantëve në kabinën e fluturimit kur janë duke komunikuar.”

    Dhe kur jeni duke fluturuar me një aeroplan, gjëja e fundit që dëshironi është çdo zhurmë shtesë gjatë komunikimit dhe përqendrimit.

    “Praktikisht, nuk ka asnjë efekt në aeroplan, por pa certifikimin e [sigurisë], përdorimi i brezit 3G/4G nuk mund të lejohet,” thotë Matti Keskinarkaus, zëvendës-piloti kryesor i flotës në Finnair.

    A i lejojnë disa vende pasagjerët të përdorin telefonin e tyre pa modalitetin e aeroplanit?

    Po. Si Britania e Madhe ashtu edhe BE-ja kanë lejuar kohët e fundit linjat ajrore në vendet e saj anëtare të fillojnë të ofrojnë 5G për pasagjerët në ajër, duke e bërë modalitetin e aeroplanit një gjë të së kaluarës. Zyrtarëve në Mbretërinë e Bashkuar dhe BE iu dha një afat deri më 30 qershor 2023, për të vënë në dispozicion brezat e frekuencave 5G për linjat ajrore.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark