×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Çfarë ndodh nëse presidenti i Koresë së Jugut shkarkohet?

    Insajderi
    04 December 2024 - 09:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ligjvënësit kanë paraqitur një mocion për shkarkimin e presidentit të Koresë së Jugut, Yoon.

    Por në thelb procesi i shkarkimit do të zgjasë me ditë dhe dy të tretat e ligjvënësve – 200 persona, duhet ta votojnë atë.

    Partia opozitare thuajse i ka vetë ato shifra. Vetë partia e presidentit ka folur kundër veprimeve të tij, por ende po vendos se si do të përgjigjet – edhe pse vetëm disa prej anëtarëve të saj do të duhet të votojnë në favor të shkarkimit që ajo të ketë sukses.

    Nëse mocioni kalon në parlament, kompetencat dhe detyrat e Yoon do të pezullohen menjëherë dhe kryeministri do të bëhet presidenti në detyrë.

    Gjykata Kushtetuese e Koresë së Jugut e ka më pas fjalën e fundit.

    Nëse miraton shkarkimin, presidenti shkarkohet dhe zgjedhjet duhet të mbahen brenda 60 ditëve. Nëse nuk e miratojnë, ai mund të qëndrojë në detyrë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark