Çfarë ndodhi kur Suedia provoi orarin me gjashtë orë punë në ditë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Çfarë ndodhi kur Suedia provoi orarin me gjashtë orë punë në ditë

    Insajderi
    11 February 2017 - 17:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    70 infermierë për dy vite kanë provuar sistemin me gjashtë orë punë në ditë me paga të plota.

    Ata ishin pjesë e një faze testimi për të parë të mirat që sjell puna më e paktë, dhe kjo kishte marrë vëmendje nga mbarë bota.

    Infermierët që punonin me orar të shkurtuar, morën më pak ditë mjekësore pushim, u ndjenë më të shëndetshëm dhe ishin më produktivë. Gjithashtu 20 për qind raportuar që ishin më të lumtur dhe kishin më shumë energji për punë dhe aktivitete të tjera jashtë punës.

    Një infermiere Emilie Telander, e cila është rikthyer në orarin me tetë orë punë, tregon që ndihet më e lodhur. Ndërsa gjatë kohës së testimit të gjithë ishin më të lumtur dhe stafi kishte më shumë energji.

    Përkundër rezultateve pozitive, problem i madh ishte kostoja. Për shkak se punonin më pak orë, duheshin më shumë infermierë për të mbuluar orët tjera, shkruan Independent.

    Edhe në Suedi, që njihet për të ardhurat e mëdha, kjo siç duket është e papërballueshme.

    Vetëm në një fushë orari me gjashtë orë ka pasur sukses, kjo është te qendra suedeze e shërbimit të Toyotas. Orari i punës është shkurtuar në vitin 2003, me ç’rast është parë një ngritje e menjëhershme e përfitimeve, gjë që rezultoi me mbajtjen e këtij orari. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark