×
  • Lajme
  • Lajme

    Çfarë ndodhi në Shëngjin? 26-vjeçarja afgane qëlloi me thikë partnerin e saj

    Insajderi
    23 October 2021 - 14:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shëngjini u trondit sot nga një ngjarje e rëndë mesditën e sotme në ambientet ku janë akomoduar shtetasit afganë.

    Gazeta Shqip mëson se një grua afgane ka qëlluar me thikë një shtetas tjetër me kombësi afgane.

    Policia sqaroi në njoftimin e saj se autore është një 26-vjeçare e cila ka qëlluar me mjet prerës bashkëjetuesin e saj shtetasin M.K., 33 vjeç. Burimet bëjnë me dije se i plagosuri është dërguar në spitalin Rajonal të Lezhës.

    Më datë 23.10.2021, në Shëngjin Lezhë, në ambientet ku janë akomoduar shtetasit afganë, si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasja afgane Z.K., 26 vjeçe ka plagosur dyshohet me mjet prerës bashkëjetuesin e saj shtetasin M.K., 33 vjeç, i cili është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë, jashtë rrezikut për jetën.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark