Çfarë ndodhi? Policia arreston 10 persona në Tiranë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Çfarë ndodhi? Policia arreston 10 persona në Tiranë

    Insajderi
    02 May 2022 - 15:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Tiranës ka arrestuar dhjetë persona. Sipas “bluve” të kryeqytetit të arrestuarit akuzohen për vepra të ndryshme penale.

    “Vihen në pranga 10 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. A., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. M., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sh. B., 65 vjeç, banues në Kavajë, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.

    Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

    A.M., 20 vjeç, G. A., 30 vjeç, F. Q., 30 vjeç, të tre banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet përkatëse pa leje drejtimi; – A. D., 21 vjeç, M. K., 27 vjeç, dhe S. Z., 32 vjeç, të tre banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse pa leje drejtimi; – A. T., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftimin e policisë. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark