×
  • Lajme
  • Aktuale

    Çfarë parasheh marrëveshja Kosovë-Serbi për targat?

    Insajderi
    23 November 2022 - 22:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryediplomati evropian, Josep Borell, ka thënë se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për masat që ndihmojnë në shmangie të tensioneve dhe për koncentrim të plotë në propozimin për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve.

    Borrell, ka thënë se sipas marrëveshjes së arritur sonte, Serbia do të ndalojë së lëshuari tabela me denominime të qyteteve të Kosovës, ndërkaq Kosova do të pushojë së ndërmarruri veprime që lidhen me ri-regjistrimin e veturave.

    “Serbia do të ndalojë së lëshuari tabela të regjistrimit me denominime të qyteteve të Kosovës dhe Kosova do të ndalojë së ndërmarruri veprime që lidhen me ri-regjistrimin e veturave”, ka shkruar Borrell.

    Borrell i ka ftuar dy palët që ditëve në vazhdim të diskutojnë mbi hapat e radhës.

    Ai e ka falënderuar edhe emisarin Miroslav Lajçak dhe palët, siç ka shkruar ai, për “punën e madhe”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark