Presidenti rus, Vladimir Putin shpreson se mund ta dënojë NATO-në, duke shkatërruar infrastrukturën ushtarake të Ukrainës dhe duke instaluar një qeveri kukull në këtë vend. Por, arsyeja e vërtetë e pushtimit të Ukrainës është shumë më pak pragmatike dhe më shumë alarmante
Vendimi i presidentit rus, Vladimir Putin, për të urdhëruar një pushtim të shkallës së plotë të Ukrainës kundrejt çdo logjike politike, madje edhe me arsyetimin e tij të ngurtësuar autoritar, është alarmant. Me sulmin e tij të paprovokuar, Putin bashkohet në një linjë me tiranët joracional, jo më pak si Joseph Stalin, i cili besonte se mbajtja e pushtetit të tij kërkonte një zgjerim të vazhdueshëm të tij. Kjo logjik e shtyu Stalinin që të kryente krime të tmerrshme kundër njerëzve të tij, duke shkaktuar edhe një krizë për bukë që kishte bërë të vdesin miliona ukrainas nga uria.
Një tjetër vrasës masiv i shekullit 20, Mao Zedong, që njihet me deklaratën e famshme që “pushteti politik rritet me tytën e armës” – apo, thënë më mirë, përmes një rakete nukleare. Mao kërkoi nga stërgjyshi i imë, lideri sovjetik Nikita Khrushchev, t’i sigurojë armë bërthamore, në mënyrë që Mao të mbajë kështu peng kundërshtarët e tij, të huaj dhe vendas.
Një mendim i ngjashëm mund të shpjegojë veprimet e Putinit në Ukrainë. Ai thotë se dëshiron ta “denazifikojë” Ukrainën, por pakuptimësia e këtij pretendimi duhet të jetë e qartë, jo vetëm pse presidenti i Ukrainës, Vladimir Zelensky është hebre. Pra, cili është fundi i Putinit? A dëshiron ai ta dënojë NATO-në duke e shkatërruar infrastrukturën ushtarake të Ukrainës? A shpreson ai që të instalojë një qeveri kukull, qoftë duke e zëvendësuar Zelenskyn apo duke e kthyer atë në një Philippe Petain ukrainas, liderin kolaboracionist të Francës gjatë Luftës së Dytë Botërore?
Përgjigja në këto pyetje mund të jetë po. Por, arsyeja e vërtetë e Putinit për pushtimin e Ukrainës është shumë më pak pragmatike dhe më alarmante. Putini duket se i është dorëzuar obsesionit të tij që shtyhet nga egoja e tij për të rivendosur statusin e Rusisë si një fuqi e madhe me një sferë të qartë ndikimi.
Putini ëndërron për një konferencë si Jalta dhe Potsdami, ku ai dhe liderët e tjerë të superfuqive si; presidenti i SHBA, Joe Biden dhe presidenti kinez Xi Jinping ta ndajnë botën në mes të tyre. Atje, ai dhe aleati i tij i ri Xi, do t’i bashkonin forcat për të reduktuar dominimin e perëndimit – për ta zgjeruar në mënyrë drastike ndikimin e Rusisë.
Ashtu siç thotë autori dhe laurati i çmimit Nobel, Aleksandr Solzhenitsyn, Putini prej kohës e ka vënë prioritet restaurimin e mbretërisë ortodokse të krishterë, që njihet me emrin Rus’ – me bazë civilizimin rusë – duke ndërtuar një “Union rusë”, që përfshinë: Rusinë, Ukrainën, Bjellorusinë dhe zonat etnike ruse në Kazakistan. Me pushtimin e plotë të Ukrainës, republika të tjera ish sovjetike do të shqetësohen, por, ashtu sikurse e ka siguruar Putini presidentin e Azerbejxhanit, Ilham Aliyev, Rusia nuk “planifikon që ta vendos perandorinë në kufijtë e tij imperialist”. Aty do të jenë vetëm kombet sllave, i cili është padrejtësisht “nën kontrollin e vendeve të treta”, për të cilën gjë ai shqetësohet shumë.
Pavarësisht përpjekjeve të Putinit për ta përmbushur vizionin e Solzhenitsyn, veprimet e tij ushtarake janë një largim nga kjo ide. Edhe në maninë e tij nacionaliste, Solzhenitsyn kurrë nuk e harroi moralin. Sado që ai dëshironte ta kthente Rusinë historike, është e pamundur të imagjinohet që ai të mbështeste një masakër të ukrainaseve (dhe rusëve) gjatë këtij procesi. Putini, në anën tjetër, pretendon që e do Ukrainën por urdhëron forcat ruse që të bombardojnë qytetet e tyre.
Putini, mesa duket llogarit që Kina e mbështet atë. Por, derisa ai nisi pushtimin për më pak se një javë dhe dëshironte të konkludonte një aleancë me Xi-në në Pekin, zyrtarët kinezë reaguan dhe kanë qenë shumë të distancuar me thirrje për “përmbajtje”.
Duke pasur parasysh mbështetjen e plot që Kina ia ka dhënë Putinit duke sfiduar rëndin ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA, të mbështetesh në Xi nuk do të kishte as përparësi politike apo strategjike. Kjo është shumë shqetësuese: Putini tashmë nuk është i aftë për të bërë llogaritë e tij që supozohet ta udhëhiqnin atë si një lider vendimmarrës. Larg nga të qenit partner i barabartë, Rusia tani është rrugës për t’u bërë një shtet vasal i Kinës.
Pushtimi i Ukrainës, ka larguar edhe aleatët dhe mbështetësit e tjerë të Putinit. Disa nga bashkëpunëtorët e tij më besnik në Perëndim, nga presidenti i Republikës Çeke, Milos Zeman deri të kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, kanë dënuar veprimet e tij. Por, ndoshta më e rëndësishmja, fyerjet delirante të Putinit, i kanë tjetërsuar edhe rusët. Me sulmin e tij barbar në Ukrainë, ai ka sakrifikuar zhvillimin social dhe ekonomik dhe shpresat e rusëve për një të ardhme më të mirë. Rusia tani do të konsiderohet një shtet i pabesë për disa dekada.
Kur e telefonova një shoku në Kiev për të mësuar se çfarë po ndodhte, ai me tha se strehimoret nga bombat janë hapur, njerëzit janë fshehur nëpër stacioni të trenave. “Pak a shumë si Lufta e Dytë Botërore” e tha ai me humor para se të theksonte se një njeri që “flet kaq shumë për dëmin e luftës tani po fillonte një luftë me një komb vëlla”. Pastaj, ai me pyeti mua: Me trego ti çfarë po ndodh? Ishit ju rusët që e zgjodhët këtë fashist.
Perceptimet janë të kuptueshme edhe pse kjo nuk është tërësisht e vërtetë. Rusët e zgjodhën së pari Putinin, por ata i janë dorëzuar sundimit të tij viteve të fundit, për shkak se votat tona nuk kanë më rëndësi. Po ashtu edhe pretendimi se 73 për qind e rusëve përkrahin aksionin e Putinit në Ukrainë është një propagandë e pastër. Mijëra persona po mblidhen nëpër sheshet e qyteteve ruse duke thënë “Ndaleni luftën”, pavarësisht burgosjes dhe brutalitetit të policisë. Këtë herë, ruset nuk duket se do të dorëzohen të qetë. Në javët që do të vinë dhe ditët, bota mund të pret edhe më shumë sinjale që Rusia nuk e dëshiron këtë luftë.
Stalinizmi nuk ka vdekur derisa Stalini vdiq. E njëjta gjë vlen edhe për maoizmin. A do të jetë e vërtetë edhe për Putinin? /GazetaExpress/
Autore: NINA L. KHRUSHCHEVA
Shkruan për Project Syndicate nga viti 1997
Nina L. Khrushcheva, është profesoreshë e marrëdhënieve ndërkombëtare në The New School, bashkëautore (me Jeffrey Tayler) në librin e fundit “In Putin’s Footsteps: Searching for the Soul of an Empire Across Russia’s Eleven Time Zones (St. Martin’s Press, 2019)” (Në gjurmët e Putinit: Në kërkim të shpirtit të një perandorie brenda 11 zonave kohore). Ajo është stërmbesa e Nikita Hrushovit