Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në një deklaratë maratonë lidhur me zhvillimet e fundit në lidhje me luftën në Ukrainë dhe zhvillimet në Siri, ka folur edhe për përdorimin e armëve bërthamore.
Sipas mediave të huaja, Putin komendoi ndryshimin e doktrinës bërthamore të Rusisë, e cila uli pragun e rasteve të përdorimit të armëve bërthamore.
Gjatë deklaratës, Putin u pyet nëse “mesazhi është marrë nga Perëndimi” mbi ndryshimin e doktrinës bërthamore ruse.
“Unë nuk e di, ju duhet t’i pyesni ata,” përgjigjet Putin, shkruan A2 CNN.
“Ndryshimet në doktrinë”, shpjegon Putin, janë se “ne flasim për kërcënimet ushtarake në zhvillim… si shfaqja e sistemeve antiraketë”.
Ai thotë se nëse vendet krijojnë një kërcënim për Rusinë, Rusia beson se ka të drejtë të përdorë armë bërthamore kundër tyre.
Kujtojmë se kreu i Kremlinit miratoi ndryshime muajin e kaluar që përcaktuan kushte të reja në të cilat vendi do të konsideronte përdorimin e arsenalit të tij bërthamor.
Doktrina tani thotë se një sulm nga një shtet jo-bërthamor, nëse mbështetet nga një fuqi bërthamore, do të trajtohet si një sulm i përbashkët ndaj Rusisë, shkruan A2 CNN.