Çfarë po ndodhë? Egla Ceno futet në shtëpinë e Big Brother VIP - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Çfarë po ndodhë? Egla Ceno futet në shtëpinë e Big Brother VIP

    Insajderi
    12 March 2025 - 14:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fituesja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”, Egla Ceno, ka hyrë ditën e sotme në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

    Ajo është bërë pjesë e sfidës ku banorët nuk duhet të bëjnë reagime ndaj gjërave që do të ndodhin sot në shtëpi.

    Aktorja e njohur hyri nga dera e kuqe, e veshur shumë elegante. Ceno erdhi së bashku me një rrobdeshambër në dorë.

    I pari që e pa ishte Gjesti, i cili fillimisht ngeli i habitur dhe më pas thotë:

    “E Egla”.

    Egla kalon te dhoma e gjumit ku kishte banorë të tjerë që po bisedonin, por ata nuk reaguan, vazhduan duke bërë muhabetin që kishin.

    Më pas ish-banorja e BBV 3 bëri një xhiro nëpër shtëpi, kaloi në living dhe doli jashtë.

    “Ciao, si jeni? Do na jepni ndonjë kafe?”, u thotë banorëve që ishin duke pirë kafe dhe askush nuk iu përgjigj.

    Teksa u kthye në living aty ishin Valbona dhe Ola, Ceno iu flet dhe ata nuk iu përgjigjen.

    “Ua si bëjnë sikur nuk më shohin”, thotë fituesja e BBV 3 duke qeshur.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Showbiz
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark