Çfarë po paralajmëron Berisha: Libri i zi shkruhet më 16 maj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Çfarë po paralajmëron Berisha: Libri i zi shkruhet më 16 maj

    Insajderi
    13 May 2025 - 14:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklaratë për media paralajmëroi se më 16 maj do të mbahet një protestë në bulevardin ‘Zogu i Parë’.

    Protesta do të mbahet në të njëjtën kohë kur në Tiranë pritet të mbahet Samiti i Liderëve të Evropës.

    “Libri i zi i këtyre zgjedhjeve shkruhet në datën 16 në orën 17:00 në Bulevardin ‘Zogu i Parë’, për të sensibilizuar opinionin publik botëror mbi krimet monstruoze të përbindëshit elektoral Edi Rama, që nuk zbaton asnjë rregull. Protesta do të jetë paqësore. Ne garantojmë se nuk do ketë probleme që do cenojnë në shkallën më të vogël sigurinë e atyre që vijnë por duam që ata të mësojnë se ka qenë i ftuar nga një narko-diktator”, tha Berisha./Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark