
Pas shumë spekulimeve dhe thashethemeve në rrjetet sociale, reperi i njohur Stresi dhe ish-partnerja e tij Kejsi kanë konfirmuar zyrtarisht ribashkimin e tyre si çift.
Lajmin e bënë publik përmes një fotosesioni ekskluziv dhe interviste për revistën “Who”, ku dyshja shfaqen të afërt, të qeshur dhe të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit.
E Stresi ka reaguar sërish me një postim në Facebook, duke paralajmëruar për diçka krejt ndryshe.
“Nga t’ja Nis? Histori e gjatë ! I dashur publik kolege miq fansa te muzikës time ju bej me dije qe nesër në orën 19:00 në platformën youtube, publikoj videoklipin e shumë pritur, mmm një filëm do të thoja me ndryshe , por përgatituni per diçka qe se keni parë kurrë te unë , duke ju dëshiruar çdo të mirë dhe jam mirënjohes te gjithëve per përkrahjen tuaj , zoti qoftë me ju”.. ka shkruar Stresi.Insajderi.org