Çfarë tha funksionari i moçëm i Vushtrrisë kundër kryetarit Ferit Idrizi? Pos tjerash deklaroi se kurrë nuk do ta votoj atë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Çfarë tha funksionari i moçëm i Vushtrrisë kundër kryetarit Ferit Idrizi? Pos tjerash deklaroi se kurrë nuk do ta votoj atë

    Insajderi
    13 September 2025 - 20:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në prag të zgjedhjeve lokale, një zhvillim i papritur ka ndodhur në degën e PDK-së në Vushtrri. Kryetari i nëndegës së fshatit Stanofc i Poshtëm, Ali Rama, ka dhënë dorëheqje nga posti i tij, duke e akuzuar kryetarin aktual të Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, për neglizhencë dhe dëme të drejtpërdrejta në lagjen e Prekazve.

    Dje, përmes një postimi në Facebook, Rama njoftoi largimin e tij, duke thënër: Jap dorëheqje nga posti i kryetarit të nëndegës Stanofc i Poshtëm për shkak të dëmeve të shkaktuara nga kryetari Ferit Idrizi në lagjen e Prekazve.

    Në një prononcim për media, Rama ka qenë edhe më i drejtpërdrejtë, duke thënë se Idrizi ka dëmtuar rëndë infrastrukturën në lagjen e tij dhe nuk ka përmbushur asnjë nga premtimet e dhëna.

    “Rrugën na e ka shkatërruar Ferit Idrizi. Kanalizimin na e ka sjellë prej gjelltores te shtëpia. Kam dhënë dorëheqje për shkak të Feritit, jo prej PDK-së”, ka thënë ai.

    Rama theksoi se gjatë fushatës së kaluar u kishin premtuar ndërtimin e një fushe sportive për fëmijë dhe një çerdhe, por sipas tij, në vend të zhvillimit, lagjja ka pësuar vetëm dëme.

    “Para katër vjetësh na ka premtuar fushë për fëmijë, çerdhe. Ai veç ka shkatërruar në lagjen tonë”, shtoi ai.

    Sipas tij, shumica e banorëve të lagjes së Prekazve janë të pakënaqur me udhëheqjen e Idrizit, por nuk kanë guximin ta shprehin hapur.

    “Feritin kurrë nuk e votoj. Ky është qëndrimi i krejt lagjes. Rreth 30 shtëpi të lagjes sonë nuk do ta votojnë”, përfundoi Rama.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark