×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Çfarë thonë sondazhet në shtatë shtetet kryesore – Biden apo Trump?

    Insajderi
    17 July 2024 - 09:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sondazhi i ri zbulon se ish-presidenti amerikan, Donald Trump është në epërsi në katër nga shtatë shtetet kyçe ndërsa po vazhdon lufta në shtetet tjera dhe presidenti amerikan, Joe Biden në përgjithësi rezultoi më keq se sa në pranverë.

    Sondazhet u kryen nga YouGov dhe u sponsorizuan nga The Times e Londrës dhe një konsorcium studiuesish nga Stanford, Arizona State dhe Yale të njohur si SAY24, raporton cnn.

    Sondazhet e votuesve të regjistruar në çdo shtet u kryen pas debatit presidencial, por para atentatit të së shtunës ndaj Trumpit, transmeton Telegrafi.

    Në sondazhet që Trumpi kryeson kundër Bidenit:

    44 për qind me 37 për qind në Arizona
    43 për qind me 38 për qind në Wisconsin
    44 për qind me 40 për qind në Georgia dhe Karolinën e Veriut

    Në të gjitha shtetet e tjera, gara është brenda marzheve të gabimit:

    Trump 46 për qind – 42 për qind Biden në Nevada
    Trump 43 për qind – 40 për qind Biden në Pensilvani
    Trump 42 për qind – 40 për qind Biden në Michigan

    Demokratët po mbrojnë vendet e Senatit në pesë prej këtyre shteteve këtë nëntor dhe sondazhi sugjeron se demokratët kanë një avantazh të rëndësishëm në secilën prej këtyre garave, duke tejkaluar pjesën e votave të Bidenit.

    Çdo demokrat kryeson republikanin me 7 pikë ose më shumë, sipas sondazhit.

    Afërsisht 7 në 10 votues në çdo shtet thonë se Bideni është shumë i vjetër për të qenë president (nga 67 për qind deri në 72 për qind), ndërsa përqindja që thotë të njëjtën gjë për Trumpin është rreth 40 për qind (midis 36 për qind dhe 40 për qind).

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark