Një numër i të rinjve në Kosovë e vlerësojnë fenë si të rëndësishme në jetën e tyre dhe e pranojnë përkatësinë e tyre fetare.
Ata thonë se feja, ka një rol në shoqërinë e Kosovës, e cila vlerësohet të jetë me mbi 90 për qind të përkatësisë fetare islame.
Gresa Maliqi studente thotë se “kjo është shumë personale, me gjithë atë çfarë do religjioni e shoh si pasuri, ku personi e percepton ashtu siç e ndjen”.
Ndërsa për Drin Latifi “feja tek të rinjtë ka një rëndësi edhe n’varet personalisht sa e praktikojnë të rinjtë fenë edhe sa i japin rëndësi asaj”, është shprehur ai.
Për studenten, Merjem Gashi feja ka një rëndësi të madhe ajo thotë se “për mu ka rëndësi shumë të madhe ne si qenje njerëzore, përpos anës materiale ne duhet mi jep ushqim edhe anës shpirtërore”
Ajo thotë se “fenë nuk e shoh si pengesë, jo vetëm feën islame po asnjë fe nuk e shoh pengesë”.
Ndërsa studenti, Zaim Maksutaj tregon se nuk e praktikon edhe shumë fenë por që nuk e sheh si pengesë.
“Për mu si i ri është e rëndësishme, për arsye se secilit njeri i përket një besimi, si katolik, mysliman ortodoks, për mu është e rëndësishme edhe pse nuk e praktikoj shumë.”
Mirëpo Gresa Bujupi, thotë se “shkaku i angazhimeve është arsyetimi i vetëm , ku nuk mundemi mi përmbush të gjitha kushtet të cilat duhet ti plotësoj një besimtarë i devotshëm.
Në Kosovë vlerësohet se 90 për qind e popullsisë i takojnë fesë islame.