"Çfarëdolloj ekstremizmi do të luftohet" - Sveçla konfirmon arrestimet në Kaçanik - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Çfarëdolloj ekstremizmi do të luftohet” – Sveçla konfirmon arrestimet në Kaçanik

    Insajderi
    25 April 2025 - 11:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion të gjerë në komunën e Kaçanikut, si pjesë e hetimeve për vrasjen e rreshterit të Njësisë Speciale, Muhamed Lika.

    Ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla, ka konfirmuar se gjatë këtij operacioni janë bërë arrestime të reja, ndërkohë që numri përfundimtar i të ndaluarve ende nuk dihet, pasi aksioni është ende në zhvillim e sipër.

    “Tashmë është publike që ka arrestime të reja. Numri përfundimtar ende nuk dihet, për shkak se aksioni është duke vazhduar. Të gjitha institucionet ligjzbatuese janë të vendosura që të luftojnë çfarëdolloj ekstremizmi apo dhune që dëmton institucionet dhe vetë popullin e saj,” deklaroi Sveçla.

    Sipas burimeve të Insajderit, deri tani sot janë arrestuar Fatjon Tusha, Ridvan Axhami, Elmedin Raka dhe Labinot Murati.

    Insajderi do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin…


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark