ChatGpt del jashtë funksionit për mijëra përdorues - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    ChatGpt del jashtë funksionit për mijëra përdorues

    Insajderi
    03 September 2025 - 13:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përdoruesit e ChatGpt po hasin në probleme me hyrjen.

    Mijëra raporte online tregojnë se chatbot-i i njohur i inteligjencës artificiale i OpneAi-t përjetoi ndërprerje dhe ngadalësime të shërbimit rreth orës 9:15 të mëngjesit.

    Faqja e monitorimit Downdetector ka regjistruar një rritje të raporteve, disa mijëra në të gjithë botën.

    Nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar nga kompania, por raportet e ndërprerjeve të shërbimit janë në rritje, pavarësisht një testi të kryer.

    Ka të ngjarë që ndërprerja aktualisht të prekë vetëm një pjesë të përdoruesve. Hashtagu #ChatGptDown, hashtagu më i popullarizuar për problemet e aksesit në mediat sociale dhe platformat e inteligjencës artificiale, është në trend në X.com. Prandaj, mund të jetë një ndërprerje e përkohshme.

    Sipas udhëzimeve të kompanisë, nëse keni probleme me aksesin, duhet të provoni ta ringarkoni faqen ose të hapni chatbot-in nga një shfletues inkognito (i panjohur).

    Një mënyrë tjetër për të zgjidhur këtë lloj problemi është të pastroni memorien e përkohshme dhe cookie-t, ose të provoni të përdorni një shfletues tjetër.=


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark