“ChatGPT” parashikon se Yamal do ta thyejë rekordin e Messit – Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    “ChatGPT” parashikon se Yamal do ta thyejë rekordin e Messit

    Insajderi
    21 January 2025 - 16:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “ChatGPT” është bërë një sensacion në historinë moderne të njerëzimit.

    Inteligjenca artificiale po i mahnit të gjithë, ndërsa “ChatGPT” është fjala e fundit e njohurive robotike, por edhe e parashikimeve.

    Së fundmi, ai ka parashikuar se Lamine Yamal do ta thyejë rekordin ikonik të Lionel Messit prej 91 golash të shënuar brenda një viti kalendarik.

    Sipas ChatGPT”, super-talenti spanjoll në vitin 2030 do t’i zhvillojë 70 ndeshje, ndërsa do t’i realizojë 92 gola dhe do t’i bëjë 35 asistime.

    Mbetet të shihet nëse do të “dhezë” ky parashikim, ndonëse ka ditur t’ia “huq” në disa parashikime të tjera.

    Sidoqoftë, një gjë është e sigurt: kampioni evropian me Spanjës është bërë një sensacion i vërtetë i futbollit dhe pritet që ai të bëhet lojtar i madh, madje me potencial për ta fituar edhe Topin e Artë.

    Yamal është zgjedhur futbollisti më i mirë i ri në botë për vitin 2024, ndërsa e inspiroi Spanjën drejt suksesit në Euro 2024, por po e drejton me sukses edhe ekipin e Barcelonës në këtë edicion. /Express


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark