Deri në moshën 81 vjeçare Chavela ishte e mbyllur për ta treguar seksualitetin e saj, dhe ky element është i futur në dokumentar.
Chavela Vargas kishte disa jetë. Të gjithat ishin të papërmbajtura, plot dëshirë e ankth për lirinë. Disa ishin më të lumtura, disa me më shumë dashuri, disa me tepricë alkooli. Në secilën prej tyre luftoi të mos tradhtonte, të ishte ajo që është. Catherine Gund dhe Daresha Kyi kanë mbledhur të gjitha këto jetë të Chavela Vargas, për ti përthekuar në një dokumentar 91-të minutësh i cili u shfaq mbrëmë në Berlinale.
Chavela Vargas nuk ka lindur Chavela dhe as në Meksikë. E lindur në San Joaquin, María Isabel Anita Carmen de Jesús Vargas Lizano ishte një fëmijë i veçantë, prindërit e së cilës e fshihnin nga mysafirët për shkak të mënyrës së saj të të veshurit, të të qenit. Kur erdhi divorci, ajo u largua për në Meksikë ku nisi jetën me emrin Chavela Vargas. Kjo ishte ekzistenca e saj më pas.
Dokumentari në fjalë përmban intervista me artisten në periudha të ndryshme, me deklarata të atyre që i qëndruan afër, që e ndihmuan në sukses. Vitet e para të saj në Meksikë e barazonin me çdo këngëtare, derisa i doli në pah zëri i veçantë, aktrimi, gardëroba, kapaciteti për ta kanalizuar dhimbjen. Kompozitorët e saj ishin të etur për vuajtje në zërin e saj, prandaj shumicën e këngëve i morri për t`ua dhënë vuajtjen si element.
Ishte partnerja e Frida Kahlos, ndërsa kënga e saj është edhe kolonë zanore e filmit për piktoren e madhe botërore. Ka luajtur në dasmën e Elizabeth Taylor dhe Michael Todd. Pati romanca me gra të ndryshme.
Dokumentari 91 minutësh “El Chavela” u prit mirë në Berlinale. Deri në moshën 81 vjeçare Chavela ishte e mbyllur për ta treguar seksualitetin e saj, dhe ky element është i futur në dokumentar. /Insajderi.com