Cheesecake është nga ato ëmbëlsira që mund ta përgatisni gjatë gjithë vitiT, megjithatë ai shijon më shumë në verë dhe me temperaturat që janë jashtë, e sigurt që do e…
Cheesecake është nga ato ëmbëlsira që mund ta përgatisni gjatë gjithë vitiT, megjithatë ai shijon më shumë në verë dhe me temperaturat që janë jashtë, e sigurt që do e hani sa hap e mbyll sytë.
Përbërësit për 6 gota: 300 g biskota Oreo ose biskota të tjera me kakao 120 g gjalpë i tretur, i ftohur.
Përbërësit për kremin: 300 g djathë Philadelphia 300 g pana e ftohtë, nga frigoriferi 3 lugë sheqer 1 bustinë vanilje fruta për zbukurim sipas dëshirës ose copa çokollate.
Përgatitja: Në mikser grijmë biskotat e copëtuara më parë me dorë, bashkë me gjalpin. E shpërndajmë këtë përzierje në fund të çdo gote. Rrahim panën me rrahësin elektrik të vezëve dhe e lëmë mënjanë. Philadelphia-n e përziejmë me rrahësin elektrik për një minutë bashkë me sheqerin e vaniljen, sa të bëhet si krem. Shtojmë Philadelphia-n në tasin ku kemi panën dhe i përziejmë me kujdes me spatul, me lëvizje nga poshtë lart, derisa të përftojmë një krem homogjen. E shpërndajmë kremin nëpër gota, i mbulojmë me qese kuzhine dhe i lëmë në frigorifer për jo më pak se 2 orë. I zbukurojmë me fruta të freskëta, copa çokollate etj.