Chelsea e Arsenali në garë për yllin e Bundesligas - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Chelsea e Arsenali në garë për yllin e Bundesligas

    Insajderi
    28 February 2025 - 08:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Chelsea po bën disa lëvizje në drejt të Karim Adeyemit, me qëllim për ta transferuar këtë verë.

    “Blutë e Londrës” dëshirojnë të përforcohen në anët e sulmit, derisa kishin tentuar për Adeyemin edhe në janar, po ashtu edhe për Garnachon, por që dy tentimet nuk shkuan më tutje.

    Sipas “CaughtOffside”, Borussia Dortmund ia ka vënë çmimin prej 45 milionë euro, përcjellë “Gazeta Express”.

    Edhe Adeyemi po ashtu është i hapur për një kalim në Premierligë, pasi para pak kohësh ka ndryshuar agjentin.

    “CaughtOffside” po ashtu shton më tutje në raport se edhe Arsenali është shumë i interesuar për anësorin e Dortmundit.

    Liverpooli po ashtu mund të përfshihet në këtë garë, por kjo varet se çka do të ndodh me rinovimin e kontratës nga Mohamed Salah.

    Kontrata aktuale e Adeyemit me Dortmundit përfundon në qershor të vitit 2026.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark