Chelsea e hapur ndaj ofertave për shitjen e yllit anglez - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Chelsea e hapur ndaj ofertave për shitjen e yllit anglez

    Insajderi
    15 December 2024 - 19:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Chelsea është e gatshme që të shesë disa mesfushorë duke përfshirë një blerje të verës në rast se marrin ofertat e duhura gjatë afatit kalimtar të janarit.

    ‘Blutë e Londrës’ do të futen këtë vikend në pozitën e dytë në Ligën Premier, pasi tashmë kanë gjetur stabilitet nën urdhrat e trajnerit të ri Enzo Maresca.

    Megjithatë, ata kanë ende punë në prapaskena pasi duhet të shkurtojnë ekipin që është i mbushur me lojtarë dhe të sigurohen që gjendja e tyre financiare është në një gjendje që mund t’ua lejojë të përforcohen në vazhdim.

    Maresa në veçanti duhet të marrë një vendim të vështirë kur do të pyetet për pikëpamjen e tij sa i përket shitjes së një lojtari.

    Sipas raportimeve të fundit, mesfushori Kiernan Dewsbury-Hall është vënë në shitje dhe ka shumë gjasa që për të do të interesohen klubet e tjera angleze.

    Maresca ka pranuar se 26-vjeçari ka pasur vështirësi që të adaptohet në përgjegjësitë e njëjta që i kishte tek Leicester City.

    Dewsbury-Hall ka luajtur si tutllar në gjashtë ndeshje për Chelsean, por asnjëherë në Ligën Premier dhe vetëm në garat evropiane.

    Ato minuta që ai i ka marrë janë shpërndarë në pesë paraqitjet e tij në 15 ndeshjet e para në kampionat këtë sezon, teksa goli i tij i vetëm ka ardhur ndaj Genk në Ligën e Konferencës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark