Chelsea e mund bindshëm Liverpool, mban gjallë gjasat për rikthim në Ligën e Kampionëve - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Chelsea e mund bindshëm Liverpool, mban gjallë gjasat për rikthim në Ligën e Kampionëve

    Insajderi
    04 May 2025 - 19:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Derbi i javës në Ligën Premier i takoi Chelseat që fitoi 3-1 ndaj Liverpoolit në kuadër të javës së 35-të.

    Chelsea e nisi shumë mirë takimin, praktikisht duke shënuar që në start.

    Pedro Neto asistoi te Enzo Fernandezi cili shënoi për 1-0, duke e hapur takimin, shkruan Insajderi.

    Londinezët shënuan edhe pak pa u mbyllur pjesa e parë me Noni Madueken, poir që ishte në pozitë jashtë loje.

    Me ë nisur pjesa e dytë, Chelsea shtoi epërsinë, pasi mbrojtësi Jarell Quansah shënoi në portën e tij për 2-0.

    Krejt çfarë bëri kampioni që u shpall javë më parë, Liverpooli, ishte një gol me Virgil van Dijk që me kokë gjeti rrjetën për 2-1.

    Chelsea gjeti rrjetën edhe në kohën shtesë, me Cole Palmer që ishte i saktë nga penalltia për 3-1.

    Kjo fitore e afron Chelsean me Ligën e Kampionëve, pasi tani kanë 63 pikë, aq sa Newcastle në vendin e katërt.

    Liverpooli mbetet me 82 pikë, aq sa kishte kur u shpall zytarisht kampion.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark