Samu Omorodion vazhdon të mbetet një nga objektivat e Chelseat në afatin kalimtar veror për ta përforcuar repartin e sulmit.
Sulmuesi spanjoll pëlqehet shumë nga The Blues të cilët janë të gatshëm t’i shesin dy sulmues për të financuar ardhjen e spanjollit në Stamford Bridges.
Sipas Fabrizio Romano, blutë aktualisht po punojnë për shitjen e Armando Brojës dhe David Datro Fofanës.
Dy sulmuesit e rinj pritet të largohen nga Stamford Bridge këtë afat kalimtar, gjë që do të hapë një hapësirë për Omorodion në skuadrën e Enzo Marescas.
Arsyeja pse Broja nuk ishte në skuadrën e Chelseat për përballjen me Real Madridin është sepse ai po përgatitet për një largim gjatë ditëve të ardhshme.
Londinezët janë gati të paguajnë 40 milionë euro për Omorodion dhe Atletico janë të gatshëm ta shesin yllin spanjoll.