Cole Palmer (44′ penallti, 78′) shënoi të dy golat për “Blutë”, kurse për Burnleyn realizuan Josh Cullen (47′) dhe Dara O’Shea (81′).
Burnley luajti me një futbollist më pak nga minuta e 40-të, kur nga loja me kartonin e dytë të verdhë u përjashtua Lorenz Assignon.
Vlen të theksohet se edhe sot në portën e mysafirëve ishte portieri kosovar, Arijanet Muric, për të cilin ishte paraqitja e dytë në elitën e futbollit anglez këtë sezon.
Chelsea pas këtij barazimi ka 40 pikë në pozitën e 11-të, kurse Burnley ndodhet në pozitën e parafundit (19) me 18 pikë të grumbulluara.