Chelsea vë në shitje këta dy futbollistë - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Chelsea vë në shitje këta dy futbollistë

    Insajderi
    16 July 2025 - 16:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Joao Felix dhe Christopher Nkunku janë ndër më shumë se dhjetë lojtarët që Chelsea ka në plan t’i shesë ose huazojë këtë verë.

    Pas largimit të portierit Kepa Arrizabalaga për te Arsenal, dhe mundësisë që Noni Madueke të kalojë nga Londra Perëndimore në atë Veriore, dy yjet e tjerë po i bashkohen listës së lojtarëve që mund të largohen.

    Felix, 25 vjeç, kaloi te Chelsea nga Atletico Madrid verën e kaluar, fillimisht me huazim dhe më pas me transferim për 46.3 milionë paund, ndërkohë që Conor Gallagher kaloi në drejtim të kundërt.

    Megjithatë, pas 12 ndeshjesh në Premier League, Felix është huazuar te AC Milan, ku nuk pati sukses.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark