Equinoxi i ri do të lansohet më 2018 dhe megjithëse ngjan shumë me makinat paraprake, ka disa ndryshime të mira, transmeton Telegrafi.
Madhësia, komoditeti dhe niveli i luksit janë të një niveli më të lartë. Linjat e jashtme janë të krijuara për të pasur më shumë aerodinamikë, kurse materiali është më i lehtë, njofton Telegrafi.
Risi te ky Chevrolet është se do të vijë me tre motorë të ndryshëm që, varësisht nga dëshira e klientit, mund të blihet me motor turbo 1.5-litra, turbo 2.0-litra dhe turbo diesel 1.6-litra.
Këto janë të rejat e deritanishme, ndërsa për çmimin dhe detaje të tjera do të njoftohemi në pjesën e parë të vitit të ardhshëm.