Chollet nga Beogradi: Asociacioni, çështje kyçe - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Chollet nga Beogradi: Asociacioni, çështje kyçe

    Insajderi
    13 January 2023 - 09:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Çështje kyçe për t’u adresuar në dialog e quajti Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, Këshilltari i lartë në Departamentin amerikan të Shtetit, Derek Chollet, gjatë vizitës së tij në Beograd, raporton Insajderi.

    Bashkëpunëtori i afërt i Presidentit të ShBA’së, Joe Biden, tha se në Prishtinë dhe Beograd “nuk kam ardhur për të dhënë ultimatume por për t’i dhënë mbështetje dialogut”.

    “Themelimii i Asociacionit është çështje kyçe që duhet zgjidhur, e diskutuam në Prishtinë, dhe qëndrimi ynë është që ajo të zbatohet në pajtim me Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë Chollet në konferencë për shtyp në Beograd.

    “Nuk kam ardhur këtu për të dhënë ultimatume. Kam ardhur të jap mbështetjen time të plotë për Dialogun e lehtësuar nga BE’ja dhe të eksploroj mënyrat se si mund t’i kontribuojmë kësaj”, raporton Insajderi.

    Chollet tha se vetë Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i ka kërkuar të jetë në Ballkanin Perëndimor qysh në fillim të vitit për shkak të kohërave kritike në Evropë që nga agresioni rus mbi Ukrainën.

    Rajoni ka shum potencial, u shpreh zyrtari i lartë amerikan, “por edhe shumë problemi që e kërcënojnë këtë potencial”.

    Chollet tha se Serbia është partner konstruktivi i ShBA’së dhe se mund dhe duhet të punojnë në interesa të përbashkëta, duke theksuar diversifikimin e burimeve energjetike si njërën nga to./Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark