Chollet nuk e fton opozitën serbe në takim, takohet me krerët e shtetit serb dhe dy OJQ - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Chollet nuk e fton opozitën serbe në takim, takohet me krerët e shtetit serb dhe dy OJQ

    Insajderi
    12 January 2023 - 15:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Derek Chollet, Këshilltari i lartë në Departamentin amerikan të Shtetit dhe bashkëpunëtori i afërt i Presidentit Joe Biden, ka mbërritur në Beograd ku do të takohet me udhëheqësinë shtetërore të Beogradit. Ndonëse Chollet takoi opozitën në Kosovë, media serbe “Nova.rs” njofton se asnjë anëtarë i opozitës serbe s’ka pranuar ftesë për takim me delegacionin amerikan, shkruan Insajderi

    Chollet këtë të enjte takohet me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiq dhe Ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq.

    Ftesë për takim kanë pranuar dy organizata joqeveritare, por asnjë parti opozitare nuk ka pranuar ftesë për takim me Cholletin, njoftuan mediat serbe.

    Një nga temat e diskutimit me zyrtarët serbë do të jetë vazhdimi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përfshirë edhe planin franko-gjerman për normalizim të marrëdhënieve, plan ky që ka edhe miratimin e BE’së.

    Gjithashtu, Chollet në Beograd do të diskutojë edhe për sigurinë energjetike, integrimin ekonomik rajonal, progresin e Serbisë në rrugën evropiane, si dhe rolin e saj në fuqizimin e paqes dhe sigurisë në rajon.

    Ardhjen e Chollëet e kishte paralajmëruar më herët Vuçiq, i cili pati thënë se ai është një “njeri tmerrësisht i rëndësishëm” për Serbinë.

    “Chollet është një burrë serioz, i përkushtuar, i ri, i zgjuar. Besoj në krijimin e marrëdhënieve më të mira me ShBA-në, do të shohim se si do të shkojë. Nuk do të jetë një bisedë e lehtë, por besoj se mund të flasim”, tha Vuçiq. më 4 janar./Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark