Këshilltari i lartë i Departamentit të Shtetit Amerikan, Derek Chollet, ka njoftuar se sot ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Ai, nëpërmjet një njoftimi në Twitter, ka thënë se SHBA e mirëpret vendimin e Kosovës për ta pranuar propozimin evropian, i njohur si propozimi frank-gjerman, për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
“Fola me kryeministrin Albin Kurti sot. Ne e mirëpresim vendimin e Kosovës për ta pranuar propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, përmes dialogut të lehtësuar nga BE”, ka shkruar Chollet.
Cholle ka deklaruar se tani duhet implementimi i plotë i propozimit për t’i siguruar benefitet për të dy shtetet.
“Tani duhet implementimi për t’i siguruar përfitimet domethënëse për të dyja shtetet.”
“Do të përkrahim hapat vijues mbi propozimin e BE-së. Ky progres është domethënës për Kosovë, duke qenë se ne mbështesim integrimin e saj të plotë euro-atlantik dhe në organizatat ndërkombëtare”, ka shkruar zyrtari amerikan Chollet.